Skënderbeu do te luaje në Laç pa trajner

Skënderbeu do te luaje në Laç pa trajner

360
0

Skuadra e Skënderbeut nuk po noton në ujëra të qetë në këtë periudhë të sezonit, pasi ekipi i riformatuar thuajse tërësisht, nuk ka gjetur ende ritmin e duhur dhe gjendet pranë fundit të tabelës. Klubi ka bërë disa lëvizje në muajin janar, duke afruar lojtarë të rinj, por ata kërkojnë kohë që të përshtaten me pjesën tjetër.

Ndaj Laçit, korçarëve iu shtohet edhe një mungesë e paparashikuar, ajo e trajnerit Julian Ahmataj. Ky i fundit, do të mungojë për pezullim, pasi ka plotësuar kartonët e verdhë, të gjithë ta ardhur për protesta kundër vendiemve të gjyqtarëve, në një sezon ku Skënderbeu jo pak herë e ka parë veten të penalizuar nga vendimet e xhaketave të zeza.

Kësisoj, trajneri do të jetë mungesë për duelin e nesërm ndaj Laçit, ndërsa do i dorëzojë drejtimin e skuadrës ndihmësit të tij, Gentian Liçi. Një rast i rrallë, por që shton vështirësitë për transfertën delikate ndaj një prej skuadrave pretendente për të fituar titullin në këtë edicion në Superiore