Lajme

Skenari i ri se si mund të zhvillohen ndeshjet e Championsit dhe Europa League

By vizional

April 14, 2020

Të shumta kanë qenë aludimet dhe hipotezat përsa i përket fatit të sezonit të pezulluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Ndërkohë së fundmi, sipas asaj që raporton “Cadena SER”, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës, po shkon drejt shtyrjes në gusht, teksa kjo hipotezë është thuajse e konfirmuar.

Për shkak të kohës së shkurtër që është në dispozicion, është menduar që fazat çerefinale, gjysmëfinalet dhe finalet të Champions-it dhe Ligës së Europës, të luheshin brenda 2 javësh, vetëm me një ndeshje dhe jo me sistemin vajtje-ardhje.

Këto takime po planifikohen të luhen pa tifozë dhe në fushë neutrale.

Gjithsesi për momentin këto janë thjeshtë hipoteza, teksa pritet konfirmimi zyrtar nga organet përkatëse.