TIRANË– Pas një sherri të ndodhur kohë më parë, erdhi koha që gazetarja Fjodora Fjora të sqarojë gjithçka në lidhje me marrëdhëniet që ka me stilistin, Joni Peçi, që prej asaj dite. Ajo ka treguar se pavarësisht se u nxituan që të dy, dhe ishin pak më gjaknxehtë, tashmë janë miq mjaft të mirë.
“Kemi qenë shumë të rinj edhe pak me gjaknxehtë se tani sepse kuptohet po të bënim ndonjë sfidë të madhe televizive do merrnin ndonjë audiencë të madhe. Nejse audiencën e fituam të dy. Të dy bëmë gabimet tona në atë intervistë. Ai u nxitua të thoshte një gjë e cila sigurisht mori një përgjigje me qetësi nga ana ime por në fakt që nuk duhet të jepej dhe mendoj që të dy në mënyrë shumë fine e kemi tejkaluar këtë momentin këtu, duke u prezantuar me njëri-tjetrin si dy të rritur të cilët nuk kanë asnjë sfidë me veten as me ekranin dhe asnjë nevojë për t’u konfirmuar. Ne tani jemi miq dhe shumë të dashur me njëri-tjetrin”, – është shprehur Fjodora Fjora në emisionin “Ditë e re”.
Disa vite më parë, Fjodora Fjora dhe Joni Peçi u përballën me një debat mjaft të ashpër në emisionin “Opinion”, në Tv Klan. Stilisti i foli gazetares me një gjuhë të ashpër duke iu drejtuar: “Po ec o Fjodora, na flet ti për modë, se kur ke ardhur ti në Klan e kemi parë shumë mirë, që nuk ke qenë gjë”.