SKANDALOZE/ Truproja qëllon me grusht në bark qytetarin që takoi Bashën

SKANDALOZE/ Truproja qëllon me grusht në bark qytetarin që takoi Bashën

430
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit, ku është shënuar dhe një incident. Teksa Basha takon qytetarët dhe parakalon në rrugë, dy truprojat e tij kujdesen që ti hapin  rrugën dhe ti largojnë njerëzit. Në një moment kreu i PD ndalet nga një qytetar dhe pasi ai i pëshpërit diçka në vesh, Basha tenton të largohet, po ai e mban prej dore. Në këtë çast ndërhyn një nga truprojat e Bashës, i cili qëllon me grusht në bark qytetarin dhe rikthehet përëri pran kryedemokratit.