Skandali tjetër ‘PLAS’ tek Infektivi, djali denoncon: Babain e intubuan dhe i...

Skandali tjetër ‘PLAS’ tek Infektivi, djali denoncon: Babain e intubuan dhe i VODHËN 200 mijë lekë në portofol, 600 ia morën nga karta e bankës, infermierja më tha po bëj “shopping”

375
0

Një tjetër skandal është bërë publik sot në media, kësaj here tek Spitali Infektiv (Covid-1).

Emisioni ‘Stop’ ka publikuar historinë e një ish-pacienti me Covid-19, i cili u intubua në datë 25 dhjetor dhe në datë 27 humbi jetën. Ai kishte brenda në portofolin e tij kartë ID, patentë dhe kartë banke, me të cilën merrte pagën mujore.

Nuk e mbante mend kodin dhe kishte kodin të shënuar në portofol. Në datë 22-25 nuk ia lëvizi njeri portofolin. Në datë 25 e intubuan. Ditën që e zhveshën nga rrogat për ta intubuar e zhveshën dhe nga lekët.

I marrin 200 mijë lekë në bankë me anë të kartës së bankës. Kaluan pak kohë hajduti shkoi tërhoqi prapë, prapë 200 mijë lekë, dhe herën e tretë prapë 200 mijë lekë. Një herë është tërhequr dhe nga një bankë në Durrës.

Brenda në portofol kishte 200 mijë lekë dhe në portofol i kishin lënë vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Djali i të ndjerit: Ngjarja ka ndodhur te QSUT, te Infektivi, në 24 nuk kam folur me të, i kanë marrë telefonin dhe në 27 ndërroi jetë. Funerali erdhi, pritëm përcollëm njerëzit dhe kur mora gjërat personale vura re si i mungonte karta e bankës dhe 200 mijë lekë të vjetra në portofol. Kur ia futa në portofol 200 mijë lekëshin i pashë dhe kartën e bankës, ditën që ia mora karta e bankës nuk ishte. Nuk më interesojnë lekët, s’ka rëndësi kjo. E mora infermieren në telefon dhe i thashë që babit tim i ka humbur karta e bankës, ajo më tha që nuk është puna ime kjo, mos m’i bjer telefonit më sepse po bëj “shopping”.