Aktualitet

Skandali me ‘Blu Panorama’, pasagjerët me orë të tëra në pritje (VIDEO)

By vizional

September 22, 2018

Skandalet me kompaninë “Blu Panorama” nuk kanë të mbaruar. Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroportin e Rinasit. Ishte parashikuar që avioni i Blu Panorama të nisej në oren 17:00 dhe në 18:30 të mbërinte në destinacion, në aeroportin e Malpensa në Itali, por si në shumicën e rasteve, udhëtarët duhet të presin për orë të tëra.  Qytetarët, përfshirë fëmijë e të moshuar janë në pritje prej 2 orësh. Sakaq, qytetarët pyesin por askush nuk i jep shpjegime duke i lënë veç të presin.