Skandali/ Mbytja e 22-vjeçarit në Gjirin e Lalzit, zbulohet se kulla e...

Skandali/ Mbytja e 22-vjeçarit në Gjirin e Lalzit, zbulohet se kulla e vrojtimit ishte jofunksionale

431
0

Një i ri është mbytur paraditen e së shtunës në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet E.S., 22 vjeç, nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë në breg nga pushuesit. Por ngjarja e rëndë mund të parandalohej, nëse kjo kullë vrojtimi që shihni në fotot, do të kishte qënë funksionale. Kjo kullë vrojtimi e cila ndodhet as 20 metra larg është krejtësisht fallco, pa asnjë funksion, pasi nuk ka as shkallët që duhet të ngjitet roja bregdetare. Pra, fondet janë harxhuar ndërtimin e kësaj kulle, por mesa duket shpërdorimi ka degraduar deri në atë pikë saqë të mos vendosen shkallët. Ndërkohë, Tpz.al mëson se policia ka mbërritur në vendngjarje, rreth 30 minuta me vonesë. Ndërsa për ambulancë as që nuk bëhet fjalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.