SKANDAL/ Gazetarja e Tv Klan degjeneron publikisht Aleksandër Frangajn: 4 muaj pa...

SKANDAL/ Gazetarja e Tv Klan degjeneron publikisht Aleksandër Frangajn: 4 muaj pa marrë pagat, më ke falsifikuar firmën

794
0

Televizioni Klan vijon të abuzojë me të drejtat e punonjësve të tij duke shfaqur herë pas here probleme me pagat. Së fundmi, një tjetër punonjës ka gjetur guximin për të denoncuar publikisht pronarin e medias Aleksandër Frangaj. Ka qenë gazetarja e emisionit “Aldo Morning Show”, Griselda Katirai, e cila akuzon drejtpërdrejtë drejtuesit e televizionit për mungesën e pagës, falsifikimin e firmës dhe mungesën e deklarimit të siguracioneve.

Teksa rrëfen se nuk ka marrë pagën prej katër muajsh, ajo i adreson problematikën e saj direkt edhe Frangajt i cili zgjedh mos përcjellë asnjë reagim.

Indiferenca e shefit të televizionit ka bërë që gazetarja të ankohet publikisht në Instagramin e saj. Ndër të tjera ajo pasqyron edhe mesazhet pa përgjigje që i ka dërguar pronarit të TV Klan, shkruan “Gazeta Tema”.

Ish imazhi kryesor i emisionit të mëngjesit, i ka shkruar tri herë Frangajt, fillimisht më 15 maj, por ky i fundit jo vetëm që nuk i është përgjigjur, por as nuk ka udhëzuar vartësit e tij për t’i dhënë zgjidhje. Gazetarja ka publikuar edhe mesazhet që ka shkëmbyer me drejtuesin e emisionit të mëngjesit, Aldon Lipe i cili ka pranuar skandalin e TV Klan me qasjen ndaj punonjësve.

Pas një debati që zhvillohet mes tyre, Katirai njofton se do të bëjë kallëzim penal për rastin, ndërsa pranon se ka punuar në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk është hera e parë që TV Klan shkel hapur të drejtat e punonjësve të cilët jo rrallë herë nuk kanë as ku të trokasin.

Ndërkohë, organizatat që presupozohet se janë themeluar që të mbrojnë të drejtat e punonjësve të medias, nuk bëjnë asnjë reagim.