Aktualitet

“S’kam nisur asnjë faks”, Shkëlzen Berisha: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë babai

By vizional

December 27, 2023

Shkëlzen Berisha deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Gërdecit. Madje ai tha se nuk ka nisur asnjë faks.

“Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje. Delirogjri përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kishin dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.”, tha ai.

Pyetje: A është hetuar gërdeci siç duhej?

Shkelzen Berisha: Tragjedia nëse është hetuar siç duhej, s’jam as gjyqtar dhe as prokuror. Por politizimi i kësaj çështje nuk e ka ndihmuar të vërtetën dhe hetimin. 71 dëshmitarë janë thirrur. Ata ndahen në 3 kategori. Asnjë nga ata aty nuk kanë lidhje me akuzën. Nuk kam asnjë lloj informacioni që mund t’i shërbejë akuzës. Unë e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai. Nuk e di se kush e ka shkuar faksin. S’kam nisur asnjë.