‘S’ka mundësi të jesh kaq e mirë’, moderatorja tregon anën e saj ‘më të errët’

Gjatë ditëve të karantinës, moderatorja Fjoralba Ponari ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht në Instagram.

 

Bukuroshja ka gjetur kohën dhe ka komunikuar drejtpërdrejt me fansat e saj, përmes pyetjeve që ata kanë bërë në instastory. Në këto mini-intervista ajo i ka shuar kuriozitetin një fansi të saj, i/e cili/a e pyet për anën e errët të karakterit të saj.

 

“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon.”- shkruan ndjekësi.

 

Ajo ka habitur ndjekësit duke treguar se në fakt e ka një anë të keqe. “Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderator.

 

WhatsApp-Image-2020-04-24-at-17.25.05.jpeg

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *