S’ka më qese plastike, ja gjoba që merrni nëse i përdorni

S’ka më qese plastike, ja gjoba që merrni nëse i përdorni

432
0

Që prej datës 1 korrik është ndaluar rreptësisht përdorimi i qeseve plastike. Kështu do të merren masa dëshkuese dhe do të penalizohen përdoruesit dhe prodhuesit e tyre. Vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milion lekësh për bizneset që i përdorin pas afatit të lejuar. Sipas vendimit i cili hyri në fuqi ditën e djeshme parashikohet që të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme. Këto qese do të jenë nën kontrollin e ministrisë dhe ato do të jenë në treg në vendet ku tregtohen mallra kundrejt një pagese të posaçme.  Sakaq, për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit.