S’ka integrim në BE, pa ruajtur lirinë e mediave dhe shprehjes/ Shuplakat...

S’ka integrim në BE, pa ruajtur lirinë e mediave dhe shprehjes/ Shuplakat e Hahn për Ramën

393
0

 

“Nuk mund të ketë përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian pa ruajtur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes! Kjo është arsyeja pse ne po fillojmë dhe mbarojmë procesin e pranimit me kapitujt 23 dhe 24 të sundimit të ligjit.

Liria e mediave është një element kryesor i Sundimit të Ligjit në qendër të Strategjisë së Ballkanit Perëndimor të BE-së.

Kjo është konferenca e fundit për lirinë e medias në mandatin tim, por ju premtoj që edhe në portofolin e ri, Ballkani perëndimor do të jetë një prioritet”.

Deklarata është bërë nga Johannes Hahn, komisioneri në detyrë për Zgjerimin, i cili ka zgjedhur të përcjellë mesazhet e tij nga Brukseli.

Në një videomesazh drejtuar rreth 350 pjesëmarrësve në konferencën që zhvillohej në Podgoricë, Hahn deklaroi se liria e shprehjes është elementi kryesor i Sundimit të Ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit, Christian Danielsson deklaroi se sipas Raporteve të Komisionit Evropian, situata e mediave në Ballkanin Perëndimor është fusha ku përpjekjet korrigjuese dhe veprimet pozitive të politikës janë më të nevojshme.

Danielsson gjithashtu theksoi se liria e shprehjes dhe ajo e mediave janë të panegociueshme për vendet që synojnë të integrohen në union.