Sjellin mijëra turistë/ Ky shtet merr vendimin për të shkatërruar “Shkallët e...

Sjellin mijëra turistë/ Ky shtet merr vendimin për të shkatërruar “Shkallët e Parajsës” (FOTO)

368
0

Zyrtarët në Honolulu po planifikojnë të shkatërrojnë një shteg popullor për shëtitje dhe një vend të denjë për foto për Instagram që tërheq mijëra vizitorë çdo vit, duke argumentuar se është shumë e rrezikshme dhe fluksi i vizitorëve është një dëm për komunitetin lokal.

Këshilli i Qytetit të Honolulu votoi njëzëri të mërkurën e kaluar për të hequr Shkallët Haiku ose “Shkallët për në Parajsë” dhe caktoi 1 milion dollarë për të përfunduar punën. Hapi tjetër është që kryebashkiaku Rick Blangardi të miratojë buxhetin e qytetit dhe të përfundojë lëvizjen për të shkatërruar vendin.

Në një rezolutë në agjendën e tij, këshilli thotë se po “i kërkon administratës së qytetit të heqë Shkallët Haiku dhe strukturat e tij ndihmëse për të ndaluar shkeljen, për të zvogëluar shqetësimet në lagjet lokale, për të rritur sigurinë publike, për të hequr përgjegjësitë e mundshme ndaj qytetit dhe për të mbrojtur mjedisin.’

Marina amerikane ndërtoi shkallët në vitin 1940 si një mënyrë për të shkuar në një bazë radio sekrete ushtarake të përdorur në Luftën e Dytë Botërore.

Këto shkallë sjellin rreth 4,000 vizitorë çdo vit, edhe pse është e paligjshme të ngjitesh dhe udhëtarët mund të përballen me gjoba prej $ 1,000.

 

Ngjitja e pjerrët përfshin 3,922 shkallë të ndërtuar në vargmalin Koolau të Oahu dhe i lejon udhëtarët të ndjehen sikur janë mbi re.