Publikohen të tjera përgjime telefonike nga dosja që ka në dorë Prokuroria për rrjetin e protitucionit që vepronte në Tiranë, e ku mes të arrestuarve ishte edhe një emër i njohur në ekranet televizive shqiptare, ai i Hermes Nikajt, apo sic e quante ndryshe veten “Zogu i Tiranës”.
Ky i fundit ndodhet në burg pasi akuzohet “Shfytëzim Prostitucioni” dhe “Prostitucion”.
Në përgjimet e zbardhura sot nga Shqiptarja.com, mësohen detaje nga veprimtaria kriminale në të cilën ishte përfshirë edhe një punonjëse policie.
Në këtë bisedë që do lexoni me poshtë, “Zogu i Tiranës”, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me një “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.
Por punonjësja e policisë nuk ka qenë e gatshme për të dalë me meshkuj, pasi siç dhe del nga përgjimi telefonik ajo ishte e sëmurë dhe se doktoresha i kishte rekomanduar të pinte një kurë me ilaçe. Për të bindur Zogun e Tiranës, punonjësja e policisë i thotë se ishte seriozisht e sëmurë dhe ajo tregohej e gatshme që t’i bënte foto dhe t’ia tregonte Zogut, këtë fakt. Nga ana tjetër Zogu i thotë se: “çfarë mund të bëj për ty”, por punonjësja e policisë D.B, ia kthen:“pas periodave”.
PERGJIMI
Adi Boli: Si të kam?
Zogu: Mirë po ti?
Adi Boli: Jam me një mik, shif mos pimë ndonjë kafe më vonë
Zogu: Kur?
Adi Boli: Pak më vonë
Zogu: Po kur pak a shumë?
Adi Boli: Për 1 orë
Zogu: Ok
Adi Boli: Merr 2 shoqe
Zogu: Ai miku jot do rrijë me ne bashkë?
Adi Boli: Kuptoj
Vetëm 30 minuta pasi ka mbyllur këtë bisedë “Zogu i Tiranës” telefonon në orën 23:04 të natës punonjësen e policisë D.B, duke i thënë kësaj të fundit të bëhet gati pasi do takohen me Adin. Por punonjësja e policisë i thotë se nuk mundej atë natë, pasi ishte e sëmurë, duke i deklaruar se ishte vizituar dhe doktoresha i kishte dhënë një kurë me ilaçe për t’i vazhduar. Për të qënë më e besueshmepara Zogut, D.B, i betohet për kokën e fëmijëve dhe madje i thotë se nëse nuk besonte t’i bënte foto dhe t’ia niste. Mes Zogut të Tiranës dhe punonjëses së policisë zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë shpirt ç’a je tu bë?
D.B: Gjumë
Zogu: Bëhu gati se do takohemi me Adin
D.B: Kam vazhduar kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem.
Zogu: Po mirë tani si je?
D.B: Për kokë të fëmijëve
Zogu: Në rregull unë për ty e kam…
D.B: Ta bëj me foto ta nisi, nuk jam në rregull. Duhet të vazhdoj kurrën
Zogu: Çfarë duhet të bëj për ty?
D.B: Pas periodave
Zogu: Hajt se flasim
Sapo e ka mbyllur me punonjësen e policisë, Hermes Nikaj nuk rresht se kërkuari vajza, për t’ia çuar në takim “Adi Bolit” i cili po priste me një shokun e tij.