‘S’jam kosovar por shqiptar’, videoja e vogëlushit që po bën xhiron e...

‘S’jam kosovar por shqiptar’, videoja e vogëlushit që po bën xhiron e rrjetit teksa shpërthen në lot

592
0

Videoja e një vogëlushi që e quan veten shqiptar të Kosovës po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Ai është diku 6-7 vjeç dhe në video po i tregon nënës së tij se mësuesja nuk duhet ta dërgojë në shkollën e kosovarëve pasi nuk është kosovar.

 

Mirëpo e ëma i thotë se është dhe vogëlushi shpërthen në të qara. “Unë nuk jam kosovar por shqiptar i Kosovës”, shprehet ai mes lotëve. Kjo video është bërë virale dhe shumë personazhe e kanë shpërndarë.