Situatë ALARMANTE në Shqipëri, pesticidet kontrabandë ‘pushtojnë’ tregun, rrezikshmëria që kanos çdo ditë jetën e konsumatorit

Jeta jonë është gjithmonë e më shumë në rrezik! Fenomeni i pesticideve kontrabandë që përdoren nga shumë fermerë mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët. Çdo ditë e më shumë hasim përdorimin e tepërt të hormoneve dhe kimikateve në ushqimet që ne konsumojmë. Ky është një problem shumë i madh dhe mjaft i rrezikshëm për jetën e njerëzve.

 

Por sa të mbrojtur jemi ne nga këto kimikate?

 

Që një produkt bujqësor të jetë i kontrolluar ai duhte të hyjë në tregun shqiptar i kontrolluar dhe i certifikuar. Por tashmë shumica e pesticideve që futen në tregun tonë janë ato kontrabandë të pakontrolluara dhe nuk plotësojnë asnjë standard për tu shitur e më pas për tu përdorur nga fermerët.

 

Si ndikon futja e mallrave bujqësorë kontrabandë drejtpërdrejt tek konsumatori?

 

Një produkt i ardhur në Shqipëri pa doganë shitet me një çmim më të lirë tek fermerët të cilëve u leverdis me shumë t’i blejnë pasi një produkt i kontrolluar dhe i importuar rregullisht ka një kosto më të lartë.

 

Por blerja me një çmim më të lirë i këtyre produkteve sjell përdorimin e tyre tek frutat dhe perimet në një masë më të madhe sesa ajo e lejuara.

 

Kimikatet e ndaluara që përdoren në shumë ferma, kryesisht hyjnë kontrabandë nga Greqia dhe përdorimi i tyre bëhet në mënyrë të fshehtë tek produktet që tregtohen në vendin tonë, raporton Newsbomb.al.

Author: vizional