Vizioni Juaj Informativ

Sistemi i ri i riatdhesimit, Balluku: Nga nesër ndarja në 2 grupe! Nëse jeni në zonat e kuqe vetë-karantinoheni me familjen, në zonat e gjelbërta në hotel

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ditën e sotme ka prezantuar sistemin e ri të riatdhesimit.

 

Ajo bën me dije se të riatdhesuarit do të ndahen në 2 grupe. Ata që janë në zona të gjelbërta do të karantinohen për 14 ditë në hotele, kurse ata që janë në zona të kuqe  do të lejohen të vetëkarantinohen në shtëpi së bashku me familjen për 14 ditë.

 

“Udhëtarët e riatdhesuar do të ndahen në 2 grupe në aeroport. Ato që janë në zonat e gjelbërta do të karantinohen 14 ditë në hotele.

 

Banorët e zonave të kuqe do të shkojnë drejt banesave të tyre për tu vetëkarantinuar së bashku me familjet e tyre  për 14 vjet.

 

Nëse ndonjë i riatdhesuar do të karantinohet në hotel duhet ta deklarojë këtë në formular. Të riatdhesuarit duhet të saktësojnë adresën. Ky sistem i ri do të nisë nga neser”, tha ministrja.