SIRI – Forcat arabo-kurde hyjnë në Raka

SIRI – Forcat arabo-kurde hyjnë në Raka

393
0

 Aleanca e luftëtarëve arabo-kurdë, të mbështetur nga SHBA-ja, njoftoi sot se ka arritur të marrë lagjen e parë në perëndim të Rakas, bastioni kryesor i ISIS-it në Siri.

“Zemërimi i Eufratit (emërtimi i ofensivës) ka liruar lagjen Al Roumaniya pas dy ditë luftimesh”, thuhet në një komunikatë të Forcave Demokratike Siriane (FDS) që po drejtojnë operacionin për çlirimin e qytetit.

FDS-ja kontrollon tashmë dy lagje të Rakas, Al Roumaniya në veriperëndim dhe Mechleb në lindje.

“Lagja Mechleb u morr të mërkurën dhe luftëtarët e FDS-së po e përdorin si pikë nisjeje për operacionet e reja”, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH)