Sipërmarrësja: “Çupëlinkat e ‘Bllokut’ po ndajnë burrat nga gratë për para. Replikon...

Sipërmarrësja: “Çupëlinkat e ‘Bllokut’ po ndajnë burrat nga gratë për para. Replikon Lala: Ato vajza punojnë fort, i shoh çdo ditë!

320
0

TIRANË- Sipërmarrësja Silva Baltadori ka rrëfyer dje se në zonën e njohur si ‘Blloku’ në Tiranë, ka shumë vajza, që bëjnë presion tek burrat e martuar, pasi fokusi i tyre janë paratë. E ftuar në emisionin“Ftesë në 5“, Baltadori u shpreh se në bllok ka më shumë ‘çupëlina’ që mbijetojnë si parazit në kurrizin e burrave të martuar. “Nëse del në Tiranë, sheh që nuk ka më binjakë dhe trinjakë, por ka multibinjake femra. Kanë një vulgaritet të jashtëzakonshëm. Është një presion i paparë. Kjo ndikon tek jeta e çiftit. Ka një kontigjent shumë të madh parazitesh, të cilat bëjnë presione mbi jetën në çift… Parazite që kanë në fokus burrat që kanë para, mirëpo burri është edhe burri i një tjetre, ka edhe ky një familje. Ajo tjetra nuk çohet në mëngjes nga krevati dhe të veshi takat…”-tha ajo.

Deklarata e saj u kundërshtua nga Jerina Lala, e cila tha se në bllok vajzat punojnë fort. “Unë i shoh çdo ditë vajzat në bllok sesi punojnë, sesi përpiqen. Nuk është e vërtetë”-tha Lala.