Lajme

Sipas horoskopit kinez, ky është viti i MIUT; Ja ç’sjell kjo kafshë në jetën tuaj

By vizional

January 03, 2020

Viti i miut: jetë e re, para, mirëqenie…

 

Astrologjia kineze është shumë e ndryshme nga ajo tradicionale dhe 2020-a sjell me vete vitin e miut. 2019-a i cili ishte viti i derrit, ia la vendin atij të miut, i cili sipas horoskopit kinez simbolizon një jetë të re.

 

Në këtë astrologji shenjat janë shumë të ndryshme nga ato që përbëjnë Zodiakun tonë. Para së gjithash, nuk përfaqësojnë një muaj specifik, por vitin në të cilin vjen në këtë botë.

 

Sipas horoskopit kinez, miu është shenja e parë, i ndjekur nga bualli, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni e derri.

 

 

Ju i përkisni shenjës së miut nëse keni lindur në vitet 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008 dhe 2020.

 

Por çfarë prezanotn në nivel simbolik? Sipas horoskopit kinez, 2020-a do të jetë një vit veçanërisht pozitiv nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve personale.

 

Miq, dashuri, familje; do të jetë e mundur të ndërohen raporte të rëndësishme dhe që do të zgjasin përjetë. Edhe pse sepse miu përfaqëson fillimin e ri, por edhe vjeljen e fryteve të mbjella më parë.

 

Por çfarë do të thotë për ata që kanë lindur në shenjën e miut? Janë të ndershëm, të sjellshëm dhe shumë të guximshëm. Shumë prej tyre kanë edhe fat sepse arrijnë të vënë në zbatim disa strategji për të larguar fatin e keq.

 

Përveçse duhet të bëjnë dhurata të kuqe tek ata me të cilët duan të jetojnë 2020-ën, duhet të blejnë edhe objekte që përfaqësojnë miun. Do t’u sjellin fat të lidnurve nën shenjën e miut, por edhe të tjerëve.