Sinoptikania: Moti me shi e borë në ditët në vijim. Ja sa...

Sinoptikania: Moti me shi e borë në ditët në vijim. Ja sa pritet të shkojnë temperaturat në Tiranë

325
0

Ndërsa prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të mesëm e të lartë, sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani në një bisedë me Skype për Neës 24 bën edhe parashikimin për ditët në vijim.

Bëhet me dije se reshjet e shiut do t’ja lënë vendin atyre të borës, kryesisht në zonat malore pasi do të kemi që prej mbrëmjes së sotme edhe rënie temperaturash. Bani foli për temperatura deri në -1 grade celsius edhe në kryeqytet.

Sipas saj, “Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.

Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë”,- shtoi ajo.