Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë përmbytje e shtrëngata; Ja kur pritet të bjerë intesiteti i reshjeve

By vizionc

November 07, 2019

Deri para pak javësh menduam se vjeshta ishte larg, por prej ardhjes së nëntorit, moti është karakterizuar vetëm nga reshje të dendura, temperature të ulëta e shtrëngëta.  Nisur nga raportet e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, në tre ditët në vijim ekziston rreziku për përmbytje si shkak i reshjeve të dendura.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, megjithatë ditën e nesërme pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin.

Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë.

Ndërkohë që institucionet e sistemit energjetik, OST, OSHEE dhe KESH janë vënë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të ketë stakime apo dëmtime të linjave të furnizimit me energji elektrike.