Showbizz

Sinan Hoxha feston ditëlindjen, çfarë surprize i bëri Andrra? (Foto)

By admin

September 05, 2016

Pak para se ora të shënojë 00.00 e datës 5 shtator, Andrra Destani i ka bërë një surprizë bashkëshortit të saj, Sinan Hoxha, me rastin e ditëlindjes. Pak ditë pas përvjetorit të tyre të parë të martesës (lexo këtu), festat për Sinanin nuk kanë të mbaruar. Gjatë sezonit veror, të cilin edhe këtë vit e ka pasur të ngjeshur me koncerte e evente familjare, këto ditë të para shtatori, këngëtari ndodhet me familjen në Antalya për të shijuar disa ditë pushime.

Në këtë ditëlindje të parë në statusin e babait, Sinani e ndien veten të lumtur krah njerëzve më të dashur, edhe pse i ka ikur edhe një vit më tepër: “Edhe një vit më tepër. Por një vit më i plotë me ty zemër, @andrradestani dhe dashurinë tonë të jetës, Ansin e babit. Faleminderit për surprizën”, – shkruan Sinani në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë, Andrra ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë një video gjatë momentit të surprizës, kur miqtë i këndojnë Sinanit këngën e ditëlindjes. Përmes saj ajo uron bashkëshortin për 41-vjetorin e lindjes: “Gëzuar ditëlindjen shpirti i shpirtit tim, festofsh dhe shumë vite të tjera me mua, Ansin, dhe gjithë të dashurit e tu! Të dua pa fund!”/RevistaClass