“Silent night”, nga orkestra Albanian Excellence, bekim për vitin 2021!

“Silent night”, nga orkestra Albanian Excellence, bekim për vitin 2021!

414
0

Albanian Excellence realizói këtë fund viti me orkestren E saj, këngën “Silent Night”, një këngë botërore, kushtuar paqes dhe dashurisë njerëzore, e për një vit Sa më Të mbarë, pas situatës së krijuar nga Covid- 19. Me ide të Flora Nikolla, 20 instrumentistë shqiptarë nga e gjithë bota, pjesë e orkestrës Albanian Excellence nga vitit 2018 kur u krijua , vullnetarisht interpretuan këtë këngë, të kënduar mjeshtërisht nga Nju Jorku, nga Dëshira Ahmeti, Soprano dhe Kreshnik Zhabjaku, bariton. Kënga u realizua nga Valon Dervishi, Regjisor nga Struga , me banim në Nju Jork , aranxhimi muzikor nga Aldred Isallari, Itali , produksioni nga Flora Nikolla. Kjo këngë është e dyta në radhë që orkestra Albanian Excellence, realizón gjatë vitit 2020, kushtuar situatës së krijuar nga Covid -19. Në prill realizói këngën Lule Borë, si një homazh për personelin mjekësor kudo në botë, që është në luftë kundër Covid- 19.