Pas këtyre dy ditëve pa reshje presim serisht një përkeqësim të kushteve meteorologjike. Dita e premte (sot) do të rikthej përsëri reshjet në vend, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Ato do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën). Dita e diel do të rikthje përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).
Në lartësin mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e bëborës. Kjo paqëndrueshmeri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave .