Sidita Llukaj: “Ika nga Italia sepse ndihem shqiptare”

Sidita Llukaj: “Ika nga Italia sepse ndihem shqiptare”

903
0

Aktorja me origjinë shqiptare që u spikat per talentin e saj ne shkollën kinematografike të Firences

 

Kemi parë shpesh nëpër filma dhe kemi dëgjuar shpesh, sesi emigrojnë shqiptarët nëpër vendet më të  emancipuara ekonomikisht dhe duke mos e kthyer më koken mbrapa atje nga ku mësuan të ecin në hapat e parë të jetës  nga vendi ku folën për herë të parë gjuhën e mëmës,dhe nga aty  ku mësuan Abc Shqipe.

Ndodh gjithmonë në  ditët e sotme,të dëgjojmë nga rinia shqiptare fjalët e mëposhtme

– se këtu nuk jetohet duhet patjetër të ikim nga ky vend, ku nuk na jep asnjë të ardhme,  dhe kuptimi jetës nuk na pëlqen .Veshi ynë na dëgjon  këto fjalë së degjuari nëpër kafene ,rrugë apo sheshe e parqe ku ngacmohemi nga bisedat  e shumta e të   rinjëve  Shiptarë.Po të pyesësh të rinjtë  Shqiptarë shumica prej tyre duan të largohen drejt vendeve të BE.

Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?

“Sepse nuk ka punë, sepse është shumë e vështirë jetesa”, thotë një tjetër i ri.

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresësm,dhe besimit në vetvehte.

“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptare.

Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…E tille eshte edhe aktorja Sidita Llukaj me origjinë shqiptare  e djepit të një kulture shkodrane që braktisi Italinë për të ardhur në vendin e saj sepse ndihet Shqiptare dhe të  nisi rrugëtimin e saj drejt  Kinematografisë Shqiptare.

-Si nisi rruga drejt Kinematografisë për ju Sidita ?

Kam pasur deshirë që në fëmijërinë time të bëhesha aktore.Isha ende e vogël kur prindërit e mi nisën emigrimin drejt Italisë.Shqipëria po kalonte një  trazcion fillimin e viteve 90.Varfëria në Shqipëri kishte arritur kulmin trazirat sapo vinin e i shtoheshin vendit.Ika natyrisht me atë breng si cilido femijë kur le shtepine e tij apo të saj,për të mos gjetur më ato kukullat  ato zhurmat e lagjeve, atë lojën me litar ose me peta me shoqet e lagjes,por jo për të mos i kujtuar më edhe atje përtej detit me mall dhe nostalgji të madhe.Në Itali isha e gezuar por dalngadalë kur ritesha më mungonin të afërmit por me kalimin e kohës normal që emigrimi fillon të peshojë dhe të mungon gjithshka nga fëmijeria jote.

Shqipëria më  ka munguar shumë,normal është vendi im dhe e dua,por falenderoj prindërit e mi që nuk ma larguan gjuhën shqipe nga shpirti zemra dhe nga e folura e përditëshme, sado që kisha shumë vështirësi dhe akoma kam në të folur , por ndihem shqiptare dhe flas shqip.

Mbaj mend kam qenë duke folur me një mik timin në një konkurs bukurie në Firence,ku gjithshka filloj nga ai konkurs mode, i shpjegova gjithshka ku flinte ëndrra ime.Sot është nje mik imi shumë i mirë.Më sugjeroj shkollën Kinematografike më të mirë në Firence. U perzgjodha në pesëshen më të bukur të vajzave, dhe arrita deri në finale ku dhe u perzgjodha si Miss Moda 2006 dhe fituese e cmimit te parë  Miss 360 gradë,ku gjithshka nisi nga aty. Mbas këtyre cmimve dola nga moda dhe nuk vazhdova më për asnjë moment asnjë ditë më shumë.Rregjistrohem  në Shkollën Kinematografike të Firences dhe nisa rrugëtimin drejt artit Kinematografik Italian dhe Botëror,studiova kinematografinë Italiane dhe Botërore.


-Cfare ishte emigrimi per ty ?

Emigrimi jo vetëm për mua po për cilindo njeri që vendos të largohet për një jetë më të mirë,mund të them që është një luftë me veten për më të mirën tënde dhe të familjes dhe jetës tënde.Normalisht që ka sfidat e veta por që ta mpshtësh emigrimim duhet vërtet të jesh shumë këmbngulese për të gjitha objektivat që i ke vënë  vetes dhe ti arrish në një vend ku gjitshka ti e fillon nga fillimi,natyisht gjithmonë ,me shpresë dhe nje besim me vetvehte.

-Të ka munguar Shqipëria?

Shqipëria normal më ka munguar,është vendi im dhe e dua.E kujt nuk do ti mungonte Shqipëria po të ndihej vërtet Shqiptarë me shpirt e zemër.

– Juve flisni një italishte perfekte,si u bë e mundur mos harrimi i gjuhës Shqipe në jetën tuaj?

Asnjëherë nuk e kam harruar gjuhën Shqipe,që në vegjëli kam dashur të flas shqip,edhe pse kam emigruar e vogël familja nuk ma ndau kurrë gjuhën shqipe sepse jemi ndjerë gjithmone shqiptarë dhe unë  ndihem shqiptare.

Cfarë mendoni rreth filmit në Shqipëri?Pra a ka Kinematografi Shqipëria?Si e shikon ndryshimin e  para viteve 90 dhe Kinematografinë Shqiptare pas viteve 90.

-Shqipëria ka Kinematografi dhe aktor të mëdhenj ku,para viteve 90-të ka pasur nje prodhimtari të madhe filmi shqip,sepse vet sistemi i asokohe propagandën më të madhe e bënte nëpërmjet filmave.Jam shumë e afeksionuar pas filmit bardh e zi dhe atyre filmave,ku cdo gjë ka një evolucion ndër vite.Filmi Shqip ka aktor dhe rregjisorë  të mirë si para viteve 90-të dhe si tani.Prodhimtaria e filmit ka projkete të pakta në filmin shqip dhe të them të drejtën  sjam  e informuar në këtë gjë,për të vetmen arsye se kam pak që jetoj në Shqipëri,por kam pare dhe disa filma Shqiptarë në bashkëpunime të huaja të kohëve të fundit.

-Cfarë është për ju  bota e filmit?

Për një aktore ska gjë më të bukur të aktrosh,mund të jetosh njëqind jetë të ndryshme.Bota e filmit atje brenda kur futesh në të është cdo gjë e bërë me shpirt dhe me sinqeritet,me dashuri për filmin jep padyshim një lidhje shpirtërore,me zemër dhe sinqeritet,është si një ylber ngjyrash që të jep ngjyra të ndryshme plot emocione.

 

-Cilat janë ambiciet dhe pikat tuaja të forta dhe  të dobëta ku prekeni më shpesh?

Ambiciet e mia janë të eci në kinematografinë shqiptare,sepse ndihem e tillë,një shqiptare që do vendin e saj.Pika ime e dobët është familja ime pasi është viti i pare që po jetoj në Shqipëri pa familjen time,dhe e ndjej shumë mungesën e tyre.Pika ime e fortë është kokeforcia pozitive në art dhe kinematografi sepse duke krijuar besimin tek vetja,për një qëllim të caktuar dhe për ecjen përpara drejt suksesit.

-Të flasim pak për projketet tuaja në Itali.Cilat ishin ato më të spikaturat e suksesit tuaj atje?

Jeta ime mori një drejtim tjetër,që kur familja ime u transferua në Belgjike ku lashe projketet e filmave e cdo gjë përsa i përket filmit ngaqë edhe situate në Itali u rëndua teje mase problemet ekonomike vështirësitë e shumta                    dhe viti 2018 na gjeti atje.Ishte një vendim që e mora vetë sepse mu desh të shkoja pranë familjes sime.Kjo nuk do të thotë që projketet nuk do ti përfundoj deri në fund plus, që u shtua dhe koha pandemike e ketij situacioni bllokimi global dhe uroj që të dalim sa më shpejt nga kjo krizë që të kthehem sërish tek projektet e filmave ku jam dhe aktore protagoniste  por edhe ne role episodike.Ishte një vendim imi dhe në një mospëlqim nga familja ime për këtë vendim që mora,por dua të shtoj me bindje se familja është për mua shumë e rëndësishme dhe shtoj përsëri bindjen se nuk vë asgjë përpara saj as karrierën dhe as suksesin.Mendoj se nuk ka jetë më të trishtueshme sesa të biesh për të fjetur dhe të ndihesh bosh vetëm pa familje me kupën e suksesit dhe triumfeve të tua që të shoqërojnë kudo gjithmonë e vetme.Karriera mund të gëzoje por pa dashuri që ta dhuron vetëm familja nuk ka kuptim jeta.

-Cilat janë projketet e ardhshme mbas mbarimit te pandemisë?

 

Nuk mund të them shumë por do të jetë gjithshka surprisemKam disa projkete filmash që shumë  shpejt do ti shikoni në kinematografinë Italiane.

-Cilat janë filmat që pelqeni në kinematografinë e huaj?

Filmi është pafund Iibukur në cilindo gjini qoftë.Personalisht unë jam shumë e dhëme mbas filmit autor,dhe preferoj me shume të shoh aksion romantik,dramatik dhe mister.Do të vecoja shumë filma të cilët spikaten shumë  nga kinemaja Italiane ,di IL grande Gatsby,L’avvokato del Diavolo,La migliore Offerta,Che dio chi Aiuti,Caterina e le sue Figlie,

L’onore e il Rispetto,IL Cacciatore e la Regina di Ghiaccio, Le Bambole, Madre mi Aiuti,Bajrangi  Bhaaijaan etc.

-Aktorët e preferuar keni një idhull tuajin të cilën e shikoni  deri në detaje ?

Nuk mund të them që kam një idhull që dua ti përngjaj.Në kinematografi kam dashur dhe dua të jem vetja,natyrisht që admirime dhe simpati,ka në kinametagrafi,në film e kudo. Padyshim ajo që ti krijon ne kinematografi në cfarë do lloj karakteri personazh apo role të dyta protagoniste apo të tjera,është personaliteti që ti krijon në vetvetë dhe karakteri i vecantë që ti përpiqesh të krijosh.Do te flisja me shumë admirim për aktor që po lenë gjurmë ne kinemanë botrore si Leonardo Di Caprio,Keanu Reeves,Charlize Theron,Valeria Fabrizi,Elena Sofia Ricci,Giuliana de Sio,dhe e madhja që nuk është ,ë midis nesh Virna Lisi që bëri epokë ne kinemanë italiane dhe botërore.

-Bashkëpunimi me rregjisorët shqiptar si do ti prisni ftesat nëse ju ftojnë ne projektet e tyre ?

Natyrisht që kënaqësia të luash në një rol sado të vogël në filmin shqiptar për mua është e madhe.Jam e hapur për bashkëpunime ,dhe mund të them që kam pasur disa ftesa nga rregjisor mjaft me emër në Kinematografinë Shqiptare por kjo ngelet,për tu menduar dhe për të marr një  vendim natyrisht duke u njohur me rolet karakteret dhe filmin që do praqitet në skenar nga cilido rregjisor që mendon të ketë një bashkëpunim me mua në Filmin Shqiptar.Uroj një vit që sapo ka nisur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës  të jetë sa më i qetë dhe i mbarë për të gjithë.

 

Intervistoi : A /M