Sidita Llukaj – Aktorja Shqiptare që po ndërton karrierë në kinemanë Italiane

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë artistë me origjinë shqiptare po gjejnë hapësirë dhe sukses në skenën ndërkombëtare të artit dhe kinemasë. Një nga emrat që po tërheq vëmendje në industrinë e filmit në Itali është aktorja Sidita Llukaj, e cila po ndërton një rrugëtim të rëndësishëm artistik në kinemanë italiane.Sidita Llukaj është një aktore  shqiptare që ka zgjedhur Italinë për të zhvilluar karrierën e saj në artin e interpretimit. Me pasion për aktrimin dhe përkushtim ndaj profesionit, ajo ka arritur të bëhet pjesë e projekteve të ndryshme artistike, duke bashkëpunuar me regjisorë dhe produksione italiane.

Kinemaja italiane, e njohur për traditën e saj të pasur dhe ndikimin në historinë e filmit europian, ka qenë një terren i rëndësishëm për aktorët e rinj që kërkojnë të afirmohen. Brenda këtij konteksti, Sidita Llukaj po dëshmon se talenti dhe puna e vazhdueshme mund të kapërcejnë kufijtë kulturorë dhe gjuhësorë.

Roli i saj në projekte filmike dhe artistike në Itali tregon një aktore të përkushtuar, e cila synon të sjellë emocione dhe autenticitet në çdo personazh që interpreton. Përveç talentit artistik, ajo përfaqëson edhe një shembull pozitiv të integrimit kulturor, duke lidhur dy realitete – atë shqiptar dhe italian – përmes artit.

Suksesi i artistëve me rrënjë shqiptare në arenën ndërkombëtare është një dëshmi e potencialit të madh që ka kultura shqiptare. Rrugëtimi i Sidita Llukajt në kinemanë italiane është një histori që frymëzon të rinjtë që ëndërrojnë të ndjekin pasionin e tyre për artin dhe filmin.Në një industri konkurruese si ajo e kinemasë, çdo hap përpara është rezultat i punës së palodhur dhe besimit në talent. Për Sidita Llukajn, ky është vetëm fillimi i një rruge që premton shumë në botën e filmit.E diplomuar në Shkollën e  Filmit në Firence dhe pjesë e projekteve kinematografike në Itali, aktorja shqiptare flet për rrugëtimin e saj artistik dhe bashkëpunimin në filma të ndryshëm me regjisorë Italian.

Aktorja shqiptare Sidita Llukaj po ndërton gradualisht karrierën e saj në industrinë e kinemasë italiane, me regjisor të ndryshëm italianë.Me pasion për artin e aktrimit dhe me një formim profesional në një nga qytetet më të rëndësishme kulturore të Italisë, ajo ka qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe artistike.Aktualisht, Sidita Llukaj vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të reja kinematografike dhe synon të zgjerojë më tej praninë e saj në skenën artistike italiane dhe ndërkombëtare.

Vizion – Si lindi pasioni juaj për aktrimin dhe kur vendosët që kjo të ishte rruga juaj profesionale?

Sidita Llukaj – Dashuria për artin dhe një vokacion i brendshëm për aktrim.Ajo të jep një sodiskafsion,që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.Kinemaja është dashuri,edhe pse është shumë e vështirë,ajo tek unë ajo lindi që në moshë të vogël krejt papritur.

Vizion –  Ju keni studiuar  në Firence. Si e kujtoni periudhën e studimeve dhe çfarë ndikimi pati ajo në formimin tuaj si aktore?

Sidita Llukaj – Unë  besoj që pa studim nuk arrin asgjë ,sepse studimi të ndihmon  të elaborosh dhe si të gjesh mënyrat personale emocionale të aktrosh  e shumë gjëra që kanë lidhje me artin.Unë kam lexuar shumë  libra dhe vazhdoj akoma të  lexoj dituria  është pasuri. Në ekranin kinematografik nuk mund të bësh një skenë  fake, se kamera nxjerr emocionet  që  lexohen nga publiku.Ne nuk kemi lindur të ditur por jemi formuar  me një rrahje zemre dhe aty ku ka dashuri ne e kuptojmë  që ka ndjejna.Unë e quaj veten imperfekte sepse dituria nuk ka fund, por studimet të ndimojnë shumë në përgatitjen e një realizimit filmik.Ka qenë një periudhë pune ku studimet dhe bukuria e punës shkollës e bënë atë periudhe studimesh perfekte,disipline ku mësova shumë nga pedagogu dhe regjisori  im i shumë filmave të shkollës,Giuseppe Ferlito.

Vizion – Keni marrë pjesë në disa projekte filmike në Itali. Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha gjatë këtij rrugëtimi?

Sidita Llukaj – Për mua sigurisht që rrugëtimi nuk ka  qenë  i lehtë, por besoj që  çdo gjë që ka ikur dhe  do vij në rrugëtimin tim lë një gjurmë profesionale, ku çdo gjë që vjen  do jetë për mua  punë.Unë nuk lodhem së punuari,jam një natyrë  që nuk ëndërroj me sy hapur.Jemi ne frymëzimi për atë që duam, që jo të gjithë  e  pëlqejnë punën tënde  por kjo pak rëndësi  ka, duhet ecur përpara  me vullnet dhe punë ,ato që  thonë gojët e liga pak rëndësi kanë jo vetëm për mua po për cilindo që punon për kulturë për art dhe për një mesazh pozitiv në shoqëri.

Vizion – Objektivat tuaj pêr kinematografinë  dhe synimi qe doni të arrini?

Sidita Llukaj Objektivat janë shumë por ai më i rëndësishmi është të jem pjesë e një kasti filmi ndërkombëtar  jo vetëm në Itali dhe Shqipëri por më gjerë.Synoj të luaj me aktorë,që kanë një karrierë të pasur filmike nga bota.

Vizion – Sa e vështirë është për një aktore shqiptare të ndërtojë një karrierë në industrinë e filmit në Itali?

Sidita Llukaj – Unë  nuk kam ndjerë  ndonjëherë vështirësi se jam shqiptare.Më pyesin shpesh,për origjinën  kur më lexojnë mbiemrin  se jam rritur në Itali   dhe e  kam për nder të them,  se jam prej Shkodre dhe jam Shqiptare.

Vizion – Kur presim t’ju shohim në ekran ?

Sidita Llukaj – Xhirimet e filmit,kanë mbaruar në dhjetor 2025 filmi është në post produksion dhe pritet të dalë së shpejti premier në Itali.

Vizion – Sot është një festë ndërkombëtare festa e gruas,një urim për këtë forcë të madhe globale!.

Sidita Llukaj – Ashtu si e përshkruat edhe ju,një forcë e madhe globale do t’ju uroja të gjitha grave,nënave motrave ku ka një emër grua, kësaj force të madhe ku bota nuk do egzistonte,pa forcën e një gruaje dhe pa fuqinë e saj. I uroj paqe lumturi shëndet kudo në çdo anë të globit.

 

Gazetar : Alfred Meminaj

 

 

Author: vizion