Apple 1 është një nga kompjuterët më të rrallë në ekzistencë, thjesht sepse nuk prodhohet më. Sidoqoftë, ai ka një vlerë të madhe historike, pasi shënon ditët e para të Apple.
Ata që kanë disa kopje “të prapambetura” në fakt mund t’i shesin ato për mjaft para, dhe ato shiten gjithashtu në ankand për një shumë afër një milion dollarë
Caviar, megjithatë, vendosi të shkatërrojë një pjesë të historisë teknologjike në mënyrë që të bëjë një lloj “Frankenstein” nën emrin iPhone 12 Pro Apple 1, raporton Ubergizmo.
Siç sugjeron emri, kjo pajisje kombinon iPhone 12 Pro me pjesët e Apple 1.
Caviar kërkon për këtë iPhone 9,900 dollarë.