Si të trajtoni artritin me xhinxher; Fuqia e kësaj erëze mund të...

Si të trajtoni artritin me xhinxher; Fuqia e kësaj erëze mund të bëjë mrekulli për ju

454
0

Artriti është një gjendje e cila karakterizohet nga pezmatimi i artikulacioneve në trupin tuaj që zakonisht shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje. Kjo sëmundje është e zakonshme në mesin e individëve të moshuar dhe zakonisht trajtohet me ilaçe anti-inflamatore. Por a e dini se ekziston një ‘ilaç’ natyral që vepron si kurë efektive kundër inflamacionit të nyjeve të shkaktuara nga artriti? Xhinxheri, nuk njihet vetëm për përdorimet e tij në kuzhinë,  por me shekuj është përdorur për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.   Kjo rrënjë përmban enzima që qetësojnë ulçerën, komponime që janë anti-inflamatore dhe antioksiduese, si dhe një sasi të vogël përëbërësish me veti  analgjezike. Por si duhet ta përdorni rrënjën e xhinxherit për të përfituar ?

 

  1. Shtimi i xhinxherit të freskët në vaktet tuaja

 

Hulumtuesit e University of Georgia në Athinë and Georgia State College & University  në Milledgeville botuan një studim  në Journal of Pain se disa lugë xhinxheri i grirë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve shkaktuar nga stërvitja.

 

 

  1. Pija magjike

 

Përbërësit:

 

2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

 

1 gotë ujë

 

2 cm rrënjë xhinxheri i grirë

 

1 lugë çaji mjaltë

 

Përgatitja:

 

  1. Vendosni ujin të vlojë në një tenxhere të vogël

 

  1. Shtoni xhenxhefilin e grirë.

 

  1. Ziejeni ujin për 10 minuta.

 

  1. Kullojeni atë dhe shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur.

 

  1. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe pini 2-3 gota çdo ditë, derisa dhimbja të qetësohet.

 

  1. Masazh me vajin e xhinxherit

 

Vaji esencial i xhinxherit ka enzima me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së artritit duke vepruar në receptorët vanilloide, të cilët ndodhet në mbaresat nervore të nervave shqisor.

 

Si duhet ta përdorni:

 

  1. Merrni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni për 2-3 minuta.

 

  1. Shtoni 3-4 pika vaj esencial xhinxheri .

 

  1. Lëreni të ftohet pak e më pas masazhoni artikulacionet dhe kyçet që ju dhembin.

 

  1. Masazhoni zonat e dhimbshme me këtë përzierje të paktën 2 herë në ditë.