Si të thyejmë monotoninë në shtëpi!

Nëse dikur qëndrimi në shtëpi ishte privilegj i madh, relaks e një ditë e qetë me familjen e të afërmit, tashmë kjo alternative është shndërruar në një monotoni për ne. Në fakt jo thjesht monotoni por edhe një makth të cilin duam që të mbarojë sa më parë.

Por ajo çka duhet të bëjmë është të mendojmë pozitivisht!

Ja disa nga mënyrat se si të kalojmë kohën e lire në shtëpi:

1-Meditoni

Të qetësosh veten duke menduar për gjëra positive është një mundësi shumë e mire për ti marrë gjërat më me sportivitet e për të pasur një ditë sa më produktive. Pse jo të mendosh se si ta menaxhosh kohen dhe ta pasurosh ditën me një shumllojshmëri aktivitetesh.

2-Luani sa më shumë

Kjo një ndër mënyrat më relaksuese jo vetëm për veten tënde por edhe për njerëzit që të rrethojnë. Të angazhohesh familjerisht në një lojë të caktuar bën jo vetëm që të kalohet një kohë e mirë me familjen por edhe rrit bashkveprimin dhe ndihmon në pakësimin e stresit.

3-Kujdesuni për veten

Ndonjëherë nuk duhet të mendojmë vetëm negativisht, pse jo të marrim anën positive të medaljes. Kështu duke qëndruar në shtëpi ne kemi më shumë kohë për t’ia dedikuar vetes sonë.Bëni maska të ndryshme për flokët apo fytyrën, kjo do të rrisë te ju dëshirën për tu motivuar edhe për ti vazhduar gjërat më pozitivisht

4-Punoni nga shtëpia

Jo të gjithë e kanë komoditetin të qëndrojnë të paangazhuar me punë në shtëpi.Kështu është e rëndësishme të distancoheni në një pozicion të caktuar të shtëpisë tuaj dhe të vazhdoni punën si normalisht.

5-Gatuani

Gëzohuni! Nëse më pare konsumonit vetëm gjëra të konservuara e të gatshme pasi e kishit kohën të limituar tashmë keni të gjithë kohën e botës për të gatuar në mënyrë të shëndetshme. Provoni receta të ndryshme për të thyer rutinën e përditshme.

6-Lexoni ose shihni filma

Kjo një mënyrë shumë e mire për të kaluar kohën. Në këtë mënyrë bëni diçka ndryshe dhe argëtuese. Të lexosh pasuron mendjen dhe shpirtin!

7-Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik nuk bën kurrë keq! Në ketë mënyrë përpiquni që një pjesë të kohës suaj t’ia dedikoni ushtrimeve fizike, qoftë edhe në pak minuta.E rëndësishme është që ju po përpiqeni të bëni diçka të vlefshme për trupin e mendjen tuaj.

 

Përgatiti: Oneda Kanina

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *