Si të përgatisni vakte të shëndetshme energjike për t’i pasur me vete...

Si të përgatisni vakte të shëndetshme energjike për t’i pasur me vete kudo

339
0

Vaktet e gatshme energjike të blera në markete përmbajnë shumë sheqer dhe kalori. Dhe në vend që të ndiheni më energjikë, do të ndjeni më shumë lodhje pasi t’i keni konsumuar. E vërteta është që shumë njerëz i konsumojnë ato si zëvendësim i vakteve, por ato nuk e furnizojnë trupin me nevojat bazë për lëndë ushqyese.  Ato nuk sigurojnë proteina dhe fibra cilësore, ashtu siç premtojnë.

Për fat, ju mund të përgatisni vaktet e tuaja energjike në shtëpi duke ju shpëtuar nga sasitë e larta të sheqerit  dhe kalorive që përmbajnë vaktet e konfeksionuara:

Përbërësit:

-1 kupë fruta të thata (bajame, lajthi, arra, etj, ose miks mes tyre)

-1 kupë hurma arabe ( të thata dhe pa bërthamë)

-1 kupë frut i thatë sipas dëshirës suaj (kajsi, ananas,kumbulla, etj)

 

1. Si fillim piqni frutat e thata në furrë. Në këtë mënyrë ato do të jenë më të shijshme dhe do të kenë një teksturë më të mirë.

2. Në një grirës ushqimesh vendosni frutat e thata të pjekura, hurmat arabe dhe frutin e thatë. Sigurohuni që të njëtrajtësohen të gjithë përbërësit. Në rast se hurmat ngjiten me njëra-tjetrën, ndajini ato.

3. Grijini ushqimet për disa minuta derisa të formoni një top të vetëm.

4. Në një plan pune ose tavolinën e ngrënies shtroni pak letër furre ose pak qese plastike. Vendoseni masën në të.

5. Duke përdorur duart, rrafshojeni masën duke formuar një katrorë me përmasa  20cmX20cm.

6. Merrni një thikë të mprehtë dhe ndajeni në 8 drejtkëndësha të mëdhenj ose në 16 katrorë të vegjël masën.

7. Ndajini nga njëri-tjetri që të mos ngjiten.

8. Ruajini në frigorifer. Kjo do të bëjë që të zgjasin për disa javë