Në një kohë kur pjesa më e madhe e botës është goditur nga pándemia e korònavirusit, një tjetër fatkeqësi natyrore mund të shkaktojë pánik. Mëngjesin e sotëm, Greqia u gòdit nga një tërmet me mangitudë 4.1 të shkallës Rihter. Rreth orës 08:14 u ndjenë lëkundjet e forta, thellësia e të cilave ishte 40 km.
Epiqendra ishte 123 kilometra në jug të Kretës. Lëkundjet u ndjenë edhe në Agios Nikolaos, Irakleion dhe Athinë. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, por njerëzit janë frikësuar.