
Është koha më e vështirë për fëmijët të cilët kanë problem të kë saj fushe.
Pikërisht vështirësia qëndron në rikrijimin e një rutine të re prej të cilës fëmijët me spektër janë shumë të varur. Një rutinë e cila duhet administruar në mënyrën më të mirë të mundshme nga prindërit e fëmijës.
Disa nga mënyrat e krijimit të kësaj rutine i përmendim më poshtë ;
– Përpiquni sa më shumë që kjo rutinë të jetë sadopak e ngjashme me atë që fëmija ka pasur edhe para periudhes së izolimit .
– Pjesë te rutinës mundesisht duhen të jenë një ose dy nga aktivitet e preferuara të fëmijës pasi kjo e motivon fëmijën për pjesën tjetër të mbetur.
– Duhet të permbaj aktivitete të shumta fizike, të cilat ndihmojnë në shkarkimin e energjive të tepërta që fëmija ka .
– Lojërat edukative janë shumë të rëndësishme ( puzzle te ndryshëm, lojëra formuese Lego , pershkimi i rruazave ne fill etj )
– Imitime gjatë gjithë ditës ,kërkojuni femijeve tuaj te imitojne veprimet te cilat ju beni gjithmone te pasuara me shpjegime , gjithashtu dhe imitime vokale të shoqëruara me pamje vizuale.
– Për çdo element të ri ose përsërit ideale do të ishte që secili prind të konsultohej me terapisten/in e fëmijës.
Rikrijimi i rutinës së fëmijës mundëson që ai të mbush ditën me aktivitete të dobishme për të.
Kontrolli i sjelljeve të fëmijës është qëllimi kryesor, pasi janë pikerisht sjelljet të cilat mund të na çojnë në regres ose mund të stopojnë zhvillimin konjitiv të fëmijës.
Logopediste Altea Mema
E-mail: alteamema20@gmail.com
Whatsapp/ +355 69 7480 304