Shendeti

Si të liroheni nga njollat e errëta nën sqetulla dhe në qafë

By admin

October 02, 2016

Ekzistojnë shumë arsye për shfaqjen e njollave të errëta në lëkurë. P.sh. rruajtja, depilimi, pickimet, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i deodorantëve etj.

Si rregull, njollat zakonisht shfaqen në zonën e qafës, nën sqetulla dhe në pjesën e brendshme të kofshëve.

Ekzistojnë preparate të caktuara kozmetike të cilat ndihmojnë në eliminimin e njollave të errëta nga lëkura.

Mirëpo, siç është e njohur, nuk janë gjithmonë të sigurta për shëndetin tonë, sepse në këtë përbërje posedojnë substanca kimike, por edhe çmimi i tyre ndonjëherë, nuk është edhe aq i përshtatshëm për të gjithë ne.

Ne ju rekomandojmë të provoni këtë mjet popullor i cili do t’ju ndihmojë që të pastroni lëkurën tuaj.

Ju nevojiten:

– 1 -2 lugë supe vaj ulliri (apo kokosi), – 1 lugë supe kripë deti, – 1 lugë supe sodë buke.

Përgatitja:

Përzieni përbërësit deri sa të krijojnë masë homogjene. Mund të bëni sasi të madhe dhe ta ruani në kavanoza qelqi.

Përbërja qitet në pjesën problematike të lëkurës dhe duhet të qëndrojë 30 minuta. Pastaj shpëlahet me ujë të ftohtë.

Rekomandohet që procedura të përsëritet 3 herë në javë, derisa njollat të zhduken tërësisht.