Si të kuptoni që do të lindni binjakë?

Si të kuptoni që do të lindni binjakë?

187
0

Çiftet gëzohen shumë kur marrin vesh se do të bëhen prindër. Por, gëzimi dyfishohet kur kuptojnë se në jetë do të vijnë binjakë. 

Ja cilat janë disa nga shenjat që ju bëjnë të kuptoni se do të lindni binjakë:

1. Shtimi i shpejtë në peshë
Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 deri në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzënisë edhe deri në 20 kg.

2. Të përzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe
Te shumë shtatzëna të cilat presin binjakë, lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo varet nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, ndërsa disa tjera thonë që i kanë pasur simptomat më të ashpra se sa kur kanë pasur një foshnje.

3. Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët
Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjës, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dinë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjës.

4. Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës
Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose ekzistimin e dy ose më shumë foshnjave.
5. Ultrazëri

Në fund, pa marrë parasysh këto shenja, akoma ultrazëri gjatë tremujorit të dytë është siguria më e mirë dhe më e saktë nëse keni binjakë apo jo. Në monitorin e ultrazërit do të vërtetohet lehtë se a bëhet fjalë për dy fetuse apo për dy rrahje të zemrave. /albeu.com/