Si të jesh një hap para Covid-19, nuticionistja Diola Dosti tregon 6 këshillat themelore të higjienës që duhet të ndiqni çdo ditë

Ndërkohë që lundrojmë në një periudhë që nuk kemi njohur më parë, shumë prej nesh pyesin veten ose riprodhojnë mënyra për të bërë pazar, përgatitur ushqim apo porositur atë, duke minimizuar përhapjen e Koronavirusit.

 

Çdo gjë në përditshmërinë tonë ka ndryshuar, mënyra si punojmë, si ushqehemi, si gatuajmë, si bëjmë blerje, si zhvillojmë marrëdhënie ndër-personale. Ndonëse të dhënat ndryshojnë përditë nuk ka një protokoll të mirëfilltë më ushqime të caktuara që ulin rrezikun e infeksionit nga Covid-19. Megjithatë të gjithë jemi në dijeni që të ushqehemi shëndetshëm, të jemi aktiv fizikisht dhe të menaxhojmë stresin janë disa faktorë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

 

Ndërkohë që kjo situatë do ketë impakte individuale të secili prej nesh, ne të Living po ofrojmë disa strategji dhe resurse se si të jemi praktikë edhe në këto ditë të vështira. Prandaj kontaktuam me mjeken nutricioniste Diola Dosti, e cila me shumë pozitivitet dhe dashamirësi na rikujton pikat kryesore.

 

1.Të gjithë duhet të fillojmë me larjen e duarve për t’u mbrojtur nga Koronavirusi, por  sigurisht që nuk mjafton. Mikrobet mund të transmetohen  edhe në ushqim dhe sistemi imunitar i  përgjigjet çdo stresi që përjetojmë. Sa më shëndetshëm të jemi, aq më lehtë e përballojmë virusin. Njerëzit me imunitet të dobësuar e përjetojnë më keq.

 

  1. A duhet ti lajmë ushqimet pasi i marrim nga dyqani? Sigurisht, për të qenë më të sigurt, duhet ti lajmë frutat dhe perimet. Ato që kanë lëkurë – duhet të largojmë lëkurën e tyre.

 

3.A mund të jetojë Covid-19 në fruta dhe perime? Njerëzit e infektuar me Covid-19 mund të përhapin virusin dhe në dyqan. Sidomos nëse prekin hundën apo gojën dhe pastaj prekin ushqimet. Prandaj gjithsesi duhet t’i lajmë para se t’i konsumojmë. Kjo do të thotë që nëse blini ushqime të paketuara si miell, sheqer, makarona etj, duhet t’i dezinfektoni me alkool ose ti hiqni nga letra e ambalazhit dhe t’i vendosni në enë qelqi. Kjo është forma më e sigurt për të parandaluar infektimin me Covid-19.

 

4.Si të lajmë frutat dhe perimet? Zhytini në lavaman të pastër. Shtoni ujë dhe një gotë me uthull molle. Lërini për 10 minuta. Pastaj merrni secilën prej tyre dhe fërkojini me një pastë të bërë më sodë buke dhe ujë.

 

5.Karrocat e marketeve janë objekte të pasura me shumë baktere dhe gjithsesi duhet të përdorim doreza kur i prekim ato. Pastaj të lahen duart sipas udhëzimeve. Punëtorët e sektorit ushqimor dhe agro-kulturës kanë rol esencial në komunitet sepse  praktikat e dezinfektimit të sipërfaqeve ku vendosen ushqimet si dhe higjiena e duarve redukton mundësitë për përhapjen e virusit.

 

6.Mos të harrojmë që dezinfektuesit e duarve nuk e zëvendësojnë larjen e duarve. Ideale është kombinimi i tyre. OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë) rekomandon që çdo individ të lajë duart me sapun dhe ujë. Dezinfektuesin me bazë alkooli përdoreni nëse  nuk keni mundësi pastrimi me sapun./NGA ZHAKLIN LEKATARI

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *