Si të gatuajmë mashurkat?

Si të gatuajmë mashurkat?

562
0

Recetë nga dietologia Blerina Bombaj

Mashurkat – gatimi bazë

0,5kg mashurka

Salcë mesdhetare

3 lugë të mëdha vaj ulliri

2 lugë të vogla lëng limoni

2 hudhra mesatare

kripë, piper

Përgatitja

Zieni 5min në avull mashurkat. I përzieni sa janë të ngrohta me salcën.

Më shumë alternativa

Mashurka tradicionale: zëvendësoni lëngun e limonit me lëngun dhe lëkurën e një portokalli dhe hidhni përsipër feta bajamesh të pjekura.

Spërkatini me borzilok të freskët, speca të kuq të grirë dhe djathë dhie.

Shtoni pak pika salcë soje.

Shtojini qepë sauté dhe kërpudha sauté mbi mashurkat dhe pak salcë soje.

Mashurka me arome Azie: Kombinoni mashurkat e ziera pa salcën me 1lm salcë soje, 1lm xhenxhefil të grirë, 1lm uthull orizi, 1lm mjaltë, koliander të freskët dhe fara susami.

Sallate “Nicoise”: Përzieni 1 kavanoz ton, ½ kupë ullinj, 1 vezë të zier të prerë në feta, 1 domate të prerë me mashurkat dhe salcën me 1lm mustarde, 2lm borzilok ose majdanoz ose kopër.

Mashurka të marinuara: Kombinoni mashurkat pa salcën me 450gr fasule të ziera, 1 spec rrumbullak të kuq të prerë në fije, dhe 1 kupë qepë të kuqe të prerë në fije. Përziejini me ½ kupë vaj ulliri, ½ kupë verë të kuqe ose uthull, 1lv kripë, ½ lv piper, ½ kupë majdanoz dhe 3 hudhra të shtypura. Lëreni përzierjen të marinohet gjatë gjithë natës në frigorifer.

Mashurka indiane me *Curry: Në një tas të madh rrihni 2lv lëng limoni, çerek kupë vaj ulliri, 1lv curry, 2lv salcë soje. Përzieni në to mashurkat e ziera bashkë me salcën e tyre dhe spërkatini me fara susami.

Shperndaje