Lajme

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

By vizional

October 14, 2019

Vera ende nuk ka mbaruar dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt.

AgroWeb.org ju sjell pikërisht këtë që kërkoni: dietën me vezë të ziera. Kjo dietë është vërtetë efektive dhe ju ndihmon që t’i mbani kilogramët e humbur larg më gjatë. Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë.

Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë. Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.

 

Java e parë

 

E Hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;

 

Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi;

 

Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

 

E Marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;

 

Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra;

 

Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.

 

E Mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë; Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.

 

E Enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.

 

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull, Darka, peshk skare dhe sallatë.

 

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fruta; Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.

 

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull; Darka, perime të gatuara në avull.

 

Java e dytë

E Hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fileto pule dhe sallatë, Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.

 

E Martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull; Darka, peshk dhe pak sallatë.

 

E Mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, njësoj si e hëna; Darka, njësoj si e hëna.

 

E Enjte: njësoj si ditët e tjera; Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë; Darka, fileto pule dhe sallatë.

 

E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, sallatë me peshk ton; Darka, dy vezë dhe sallatë.

 

E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe sallatë; Darka, fruta.

 

E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull; Darka, njësoj si dreka.

 

Gjithsesi para se të filloni këtë dietë AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni fillimisht me mjekun./AgroWeb.org