Si në Mesjetë/ 20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e dy...

Si në Mesjetë/ 20 vite pa ujë të pijshëm, banorët e dy fshatrave në Maliq bllokojnë rrugën (VIDEO)

317
0

Prej 20 vitesh banorët e fshatit Orman dhe Rembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ndonëse herë pas here kanë bërë thirrje që t’u zgjidhet ky problem, banorët e këtyre dy fshatrave në Maliq kanë dalë sot në protestë. Në shenjë rebelimi ndaj heshtjes institucionale deri më tani, ata kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit, duke paralizuar kështu qarkullimin e mjeteve. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se mungesën e ujit e vuajnë rreth 5000 banorë.