“Si ndihesh që je vajza e një krimineli?” Deputetja i përgjigjet komentuesit:...

“Si ndihesh që je vajza e një krimineli?” Deputetja i përgjigjet komentuesit: Ne jemi mësuar që koha t’i tregojë të vërtetat, ndaj…

342
0

Deputetja Reme Lala i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi në “Instagram”, i cili i thotë: “Si ndihesh që je vajza e një krimineli?”. Duke folur për të atin, Imer Lala, Reme Lala shprehet se “për të gjithë ata që mendojnë se mund të më indimodojnë me thashetheme dhe të tilla fjalë, jo vetëm ti që e shkruan këtë, por kushdo që e mendon, më lejoni t’ju them se veçse më shtoni vlerësimin që kam për tim atë dhe njësoj i shtohet të gjithë atyre që e njohin”.

 

Përgjigjja e deputetes Reme Lala

 

U mendova shumë në fakt që ta postoj këtë apo jo duke qenë se vajza/djali me një profil fallco më drejtohet në këtë mënyrë vendosa dhe unë t’i kthej përgjigje, meqë ke shkruar disa herë. E dashur/ i dashur, nëse të ndihmosh njerëzit, t’i hapësh derën çdokujt që ka nevojë, të jesh aty për ta kur nuk është askush, të gjendesh në ditën më të vështirë të një të panjohuri, të falësh respekt, të bën të jesh kriminel, atëherë duhet ta rikonceptojmë kuptimin e fjalëve.

Për të gjithë ata që mendojnë se mund të më indimodojnë me thashetheme dhe të tilla fjalë, jo vetëm ti që e shkruan këtë, por kushdo që e mendon, më lejoni t’ju them se veçse më shtoni vlerësimin që kam për tim atë dhe njësoj i shtohet të gjithë atyre që e njohin.

Ne jemi mësuar që koha t’i tregojë të vërtetat, ndaj koha do t’i tregojë dhe përgjigjet e pyetjeve apo komentet e këtij lloji, që për hir të së vërtetës unë kurrë nuk do t’ja bëja një vajze për babain e saj.