Si mund ta dalloni që temperatura në trupin tuaj nuk është normale

Si mund ta dalloni që temperatura në trupin tuaj nuk është normale

354
0

 

Meqenëse një nga simptomat më të zakonshme të Covid-19, është temperatura, ndiheni në panik kur termometri shënon 37 ose 37.5 gradë. Por ky mund të jetë një konceptim i gabuar, sipas ekspertëve.

“Unë do të thoja që ka shumë njerëz që mund të mos jenë të vetëdijshëm, që temperatura normale është një interval dhe jo një numër fiks,”-tha Dr.Donald Ford, “Studime më të mëdha të kohëve të fundit tregojnë se temperaturat normale variojnë nga 37 deri në 37.5 gradë dhe shumë individë mund të dalin jashtë këtij kufiri dhe të jenë krejtësisht mirë.”

“Mund të dini presionin tuaj normal të gjakut, rrahjet e zemrës ose nivelin e sheqerit në gjak, por jo shumë njerëz në botë, e dinë se cila është temperatura e tyre normale e trupit ose sa ndryshon normalisht” -tha Dr.Waleed Javaid, drejtori e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Mount Sinai Downtown në shtetin e New York.

Kjo është koha që ne duhet të fillojmë të mendojmë për temperaturën normale të trupit, ndërsa sezoni i gripit përkon me rritjen e rasteve të Covid-19.

Të mësoni diapazonin fillestar të temperaturës është e arritshme duke e kontrolluar atë tre herë në ditë, për një kohë 5të caktuar, në mëngjes, në drek dhe në dark. Renditni rezultatet deri në fund të këtij eksperimenti, dhe më pas ju mund të llogarisni një meastare, që ju tregon edhe temperaturë normale të trupit, për periudha të ndryshme të ditës.

“Kur e dimë temperaturën e trupit tonë, atëherë kur ajo ndryshon, mund të mos panikosemi, por të themi me siguri se: ‘Është në rregull, në këtë orë kam vazhdimisht temperatur të lartë’, ashtu siç shume njerëz thonë ‘unë kam presion të lartë të gjakut’.- tha Javaid.