“Si më spiunoi doktoresha, kur shkova të abortoja fëmijën”, moderatorja e njohur...

“Si më spiunoi doktoresha, kur shkova të abortoja fëmijën”, moderatorja e njohur shqiptare i lë të gjithë pa fjalë me ato që tregon

397
0

Moderatorja Gerta Gixhari, e cila është motra e aktores Olta Gixhari i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka bërë sëfundmi.

Ajo ka rrëfyer së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku, një copëz të së shkuarës së saj.

Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë, ku u shpreh se nuk ishte gati për diçka të tillë, duke shtuar: ‘Nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime për shtatzëninë, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh ajo.