HOROSKOPI

Si i shpjegon astrologjia gjithë lindjet e bebushave të famshëm

By admin

May 07, 2020

Mund të duket e çuditshme që bebushët e Meghan Markle, Kim Kardashian, Amy Schumer dhe Almeda Abazit u lindën të gjithë brenda pak ditësh, por nuk është aspak. Yjet kanë një shpjegim. Qielli është shumë pjellor për momentin.

Në fakt, disa karakteristika të qiellit thonë të njëjtën gjë: është sezoni i bebeve për të famshmit.

Nyjet e veriut dhe jugut – që lidhen me karmën dhe fatin jetëgjatë – ndodhen respektivisht në shenjën e Gaforres dhe Bricjapit për momentin. Këto shenja kanë lidhje simbolike me energjitë mëmësore dhe atësore.

Për më tepër, nyja e veriut në Gaforre dhe nyja e jugut në Bricjap formojnë një kombinim specifik me Afërditën (planetin e dashurisë dhe fëmijëve). Ky kombinim nxit ndryshim dhe lëvizje dhe prandaj çdo manifestim energjie në këtë periudhë është shumë domethënës.

Afërdita formon një marrëdhënie bujare me Jupiterin, planetin e zgjerimit. Në astrologjinë tradicionale, Afërdita dhe Jupiteri konsiderohen planete “të mirë” ose “të dobishëm” sepse energjitë e tyre u falin njerëzve pasuri dhe begati.

Këta dy planete me fat janë të lidhur në qiell (në shenjat e Dashit dhe Shigjetarit respektivisht) dhe kanë formuar një burim pasurie dhe lumturie. Dhe a ka lumturi më të madhe se fëmijët?

Jupiteri i begatë gjendet përballë Marsit, planetit të aksionit. Gjithë energjia zgjeruese e Jupiterit po lëshohet në univers me intensitetin e Marsit. Njerëzit kudo në botë janë gati t’i vënë gjërat në lëvizje.

Qartazi, çdo ditë lindin me miliona bebe nën qiej të ndryshëm, por lindjet që po diskutojmë tani ndodhën të gjitha në syrin publik. Neptuni kujdeset për industrinë e argëtimit dhe në të tilla raste, kthejmë sytë nga ai.

Këtë javë, Neptuni ishte i ngushtësisht i lidhur me Diellin në shenjën e Demit – shenjën e asociuar me lulëzimet, lulet, gonxhet dhe bebet. Po, po, bebet. Demi konsiderohet shenjë shumë pjellore sepse në kuptimin e parë të fjalës, përfaqëson një jetë të re. Kështu që, me Diellin në Dem të lidhur me Neptunin, këta bebusha të famshëm lindën fiks në kohë.

Credit /anabelmagazine