Si filluan “therjet” dhe plagosjet mes këngëtarëve shqiptarë (Historia)

Si filluan “therjet” dhe plagosjet mes këngëtarëve shqiptarë (Historia)

332
0

r_1473933890-862381

Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.

Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. i pari i vrarë me 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar,  si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.

Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që repi të formëzohej plotësisht dh
e të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh. Në fillim do te ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut “Noizy”, Arkimed Lushës, “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”,beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër, shkruan TCH.

Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.

Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij “Butuesi”, është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR. Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e “Babastars” dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës.