Si është performanca e ish-deputetëve të PD nga foltorja e partisë? Shumicës...

Si është performanca e ish-deputetëve të PD nga foltorja e partisë? Shumicës i është harruar EMRI dhe FYTYRA

331
0

Performanca e ish-deputetëve të partisë më të madhe të opozitës, PD, është e dobët që pas djegies së mandateve në Shkurt të 2019.

 

Një monitorim i kryer nga ISP për muajt shtator-dhjetor 2019 tregon se shumica e ish-deputetëve të PD nuk kanë performancë të mirë sa i përket qëndrimeve politike e institucionale për problematika të caktuara.

 

Nga 43 deputetë që ishin përpara djegies së mandateve vetëm vetëm 14 prej tyre ose më pak se një e treta kanë aktivitet politik të rregullt nga i gjithë grupi i ish-deputetëve, referuar deklarimeve nga faqja zyrtare e PD. Pjesës tjetër të ish-deputetëve u është harruar emri dhe fytyra pasi janë aktiv vetëm në rrjetet sociale personale, shkruan newsbomb.al.

 

Ndër ish-deputetët më aktivë janë tri gra politikane, Jorida Tabaku (17% në totalit të deklarimeve nga ish deputetët e PD), ndjekur nga Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi (secila me nga 10% të deklarimeve).

 

Nga ana tjetër ka rritje të deklarimeve dhe të prezencës në qëndrimet zyrtare të politikanëve të rinj në PD që nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar, këtu bën pjesë: Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, sekretari për cështjet ligjore Çlirim Gjata, shefi i kabinetit Dorjan Teliti, zëdhënësja Ina Zhupa, drejtues të departamenteve, etj.

 

Tabela e publikuar nga ISP, për deputetët më aktivë gjatë muajve shtator-dhjetor 2019:

83081488_2736658506377151_4599057551856762880_n.png