Si Elvana, këngëtarja sapo vuri vulën mbi ngjyrën që do të pushtojë...

Si Elvana, këngëtarja sapo vuri vulën mbi ngjyrën që do të pushtojë vjeshtën e këtij viti

444
0

Sipas Institutit të Ngjyrave, Pantone, kjo vjeshtë do të mbizotërohet nga ngjyra të ngrohta dhe të ndezura. Janë gjithsej 10 nuanca, të cilat janë prezantuar nga pasarelat dhe markat e mëdha të modës që do të mbizotërojnë vjeshtën, por ajo që do të jetë dominuese është, pa asnjë dyshim, e kuqja e zjarrtë.

Emra si Oscar de la Renta, Valentino, Armani Prive i kanë prezantuar koleksionet e tyre të vjeshtë prej disa muajsh dhe e kanë theksuar ngjyrën dominuese.

E kuqja, si një prej ngjyrave tunduese të çdo sezoni, dominohet sidomos në fustane. Është universale dhe tashmë e vërtetojnë edhe personazhet e njohur. Por ndryshe nga detajet që janë kombinuar me të kuqe, tani është ndryshe – gjithçka e kuqe. Prej 6 muajsh, koleksionet e reja të stilistëve të famshëm e kanë vendosur top ngjyrën e sezonit të ri dhe shumë prej personazheve të njohur në botë e kanë përqafuar menjëherë.

https://www.instagram.com/p/BYtaanilLGU/

Dhe jo vetëm ata. Edhe kënëgtarja e njohur e skenës shqiptare, Elvana Gjata, në fotot e fundit që ka postuar në Instagramin e saj, ka prezantuar veten të veshur me të kuqe kokë e këmbë. Me siguri, Elvana ka nisur punën për projektin e ri që do të sjellë së shpejti, i cili paraprihet nga këto foto të nxehta.   

https://www.instagram.com/p/BYtYyzQFGgv/

Një model më i guximshëm këtë herë e prezanton Elvanën edhe më tërheqëse me çdo detaj të kuq. Jo vetëm fustani me copa, por edhe getat, sandalet dhe çanta me të njëjtën ngjyrë theksojnë dominimin dhe forcën e sezonit – si Elvana.

https://www.instagram.com/p/BYtaanilLGU/

Dinamike, e rehatshme, e fortë, e zjarrtë, misterioze dhe seksi. Gjithçka që bie në sy dhe tërheq vëmendjen. Ajo që fshihet pas saj është, pa dyshim, edhe më e fortë e më dinamike. Elvana nuk tregon, ndaj na mbetet të presim