Si e kërrusur që është…’, Trump ofendon Clinton, i përgjigjet ish-Sekretarja e...

Si e kërrusur që është…’, Trump ofendon Clinton, i përgjigjet ish-Sekretarja e Shtetit: Mos më provoko!

351
0

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes presidentit të SHBA-Donald Trump dhe dhe rivales së tij në garë, ish sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Gjithçka ka nisur nga një twitter i Trump, pas lajmeve që qarkulluan në mediat amerikane se Clinton do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Të dy u përballën gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, ndërsa debatet vijojnë edhe sot në rrjetet sociale.

“Unë mendoj se si e kërrusur që është, Hillary Clinton duhet të hyjë në garë për të provuar dhe vjedhur atë larg nga Uber Left Elizabeth Warren. Vetëm një kusht. Një e kërrusur duhet të shpjegojë të gjitha krimet e saj dhe shkeljet, duke përfshirë mënyrën se si dhe pse ajo fshiu 33,000 posta elektronike pas marrjes së “C” Subpoena!”, ka shkruar fillimisht Trump.

Ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e Clinton e cila ka shkruar: “Mos më provoko. Bëj punën tënde”.

dd-2-650x600.jpg