Si e harxhon kohën secila prej shenjave të horoskopit

Si e harxhon kohën secila prej shenjave të horoskopit

454
0

Të gjithë biem dakord se ndonjëherë i shtyjmë për disa orë (ose disa ditë) punët e rëndësishme dhe merremi me gjëra të parëndësishme, por në vetvete argëtuese. Ja si e harxhon kohën secila prej shenjave të horoskopit, ndërkohë që duhet të merret me punë.

Dashi

Kontrollon rrjetet sociale dhe merr pjesë në ndonjë debat, që në disa raste mund të jetë imagjinar.

Demi

Merret me pastrimin e kuzhinës dhe planifikon ndonjë darkë të shijshme me miqtë…ose vetëm.

Binjakët

Merr në telefon ndonjë shok/shoqe për çfarë do të thoni ju? Për thashetheme.

Gaforrja

Ah, Gaforret. Shkruajnë ndonjë email ose sms, pastaj e fshijnë. Pastaj e shkruajnë sërish, e ruajnë te draftet. Pastaj e korrigjojnë dhe si përfundim e lënë sërish te draftet.

Luani

Normalisht që del për Pazar.

Virgjëresha

Bën çdo gjë që ka lidhje me lista – lista ushqimesh, leksionesh, punë shtëpie, lista me këngë etj.

Peshorja

Shkrep ndonjë selfie tek-tuk.

Akrepi

Hyn me ose padashje nëpër rrjetet sociale të ish-të dashurit/ës ose të personave të parëndësishëm dhe rri aty me orë të tëra.

Shigjetari

Lexon.

Bricjapi

Pse e harxhojnë kot kohën Bricjapët?!

Ujori

Shkon në palestër ose bën muskuj barku në shtëpi. Ose i bie shkurt, del për kafe.

Peshqit

Shkojnë për një seancë masazhi/terapie ose thjesht mendojnë.