Si duhet të ushqeheni sipas shenjës suaj të Horoskopit

Si duhet të ushqeheni sipas shenjës suaj të Horoskopit

809
0

Dashi

Pëlqejnë shumë mishin e kuq dhe mundësisht të pjekur, i duan shumë mezet dhe nga pijet alkoolike veçojnë verën e kuqe. Dieta e tyre duhet të jetë e pasur me grupin e vitaminave B, natrium, kalium, magnez si dhe kalcium, një mënyrë e të ushqyerit që përfshin të gjitha llojet e perimeve dhe të zarzavateve jeshile….

 

Demi

U pëlqen ushqimi i mirë dhe i pasur me karbohidrate, shijojnë ëmbëlsirat, por nuk duan të përtypen shumë. Për të pasur një siluetë të bukur, të lindurit e kësaj shenje duhet të zgjedhin të ushqehen me perime të freskëta që konsumohen të pagatuara

 

Binjakët Binjakët komunikojnë shumë, janë ekspresivë dhe si të tillë djegin energji. Fati i ndihmon shumë me siluetën elegante. Që të shëndoshen, duhet të abuzojnë shumë me ushqimin dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm në mosha të mëdha. Për një shëndet të mirë, në dietën e binjakëve nuk duhet të mungojnë ushqimet e pasura me vitaminë A, C, hekur dhe magnez.

 

Gaforrja PTë lindurit e kësaj shenje duhet të kenë përparësi kujdesin ndaj stomakut. Shëndoshen lehtë në pjesën e poshtme të trupit, prandaj duhet të bëjnë kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminat B1, B2, B6 dhe fosfor.

 

Luani

Duhet të konsumojnë të gjitha llojet e perimeve dhe frutave me ngjyra të forta si: majdanozi, selinoja, rozmarina. Këto bëjnë mrekulli në trupin e të lindurve të kësaj shenje.

 

Virgjëresha

Për shëndet të mirë dhe peshë normale, duhet të konsumoni ushqime që rriten nën tokë dhe afër tokës si karotë, panxhar, rrepë, brokoli, lulelakër, rrënjë selinoje, spinaq, qepë, hudhra.

 

Peshorja Nuk duhet të mungojnë në dietën e tyre javore: peshku, perimet e freskëta, pak karbohidrate, pak mish i kuq, pak mish pule dhe shumë ujë gjatë ditës. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me sasinë e kripës, shmangni vezët, gjalpin dhe alkoolin, edhe pse ju shijon (veçanërisht meshkujve).

 

Akrepi

Ushqehen në varësi të humorit të tyre. Për një shëndet të mirë, dieta duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të freskëta, veçanërisht me fruta ekzotike. Duhet të zgjedhin ushqime që përmbajnë vitaminë A, C, kalcium dhe hekur dhe të konsumojnë shumë ujë

 

Shigjetari

Në rastet që një shigjetar ka problem me linjat, kjo është vetëm pasojë e abuzimit me sasinë e ushqimit. Duhet të konsumojnë lakra të egra mali, lakër të bardhë, të kuqe, panxhar, selino, patate, fruta pylli, sardele, mish kafshësh dhe shpendësh të egra

 

Bricjapi

Dieta duhet të jetë e pasur me kalcium, vitaminë D dhe omega 3, i cili gjendet te frutat dhe te perimet e freskëta, veçanërisht ato të stinës së dimrit. Duhet të konsumojnë mish të kuq të pjekur mirë, qumësht dhe nënproduktet e tij, qepë, hudhra, radhiqe, majdanoz, shumë ujë dhe çaj

 

Ujori

Duhet të konsumojnë vezë dhe nënprodukte të freskëta të qumështit, veçanërisht gjalpin dhe djathin. Duhet të shmangin ëmbëlsirat dhe të mos pinë shumë lëngje.

 

Peshqit

Peshqit duhet të ushqehen me produkte që janë të pasura me proteina shtazore, natrium, kalcium dhe vitaminë D, të cilat gjenden te mishi i kuq, peshku dhe perimet e frutat e freskëta