Si do ishte ndjerë princeshë Diana për Meghan? Harry na përloti me...

Si do ishte ndjerë princeshë Diana për Meghan? Harry na përloti me përgjigjen e tij

375
0

Fejesa e princit Harry me aktoren Meghan Markle është pa dyshim tema kryesore e mediave ndërkombëtare, por jo vetëm. Dyshja e njohur shfaqen aq të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe janë bërë aq të dashur për publikun në një kohë shumë të shkurtër. Gjithsesi, në këto ditë të gëzueshme për familjen mbretërore, mungon një njeri i rëndësishëm në jetën e Princ Harry-t. Princeshë Diana me siguri do ishte shumë e lumtur për djalin e saj të vogël. I pyetur sesi mund të ndihej e ëma për Meghan, Harry është përgjigjur i emocinuar se në këto momente ia ndjen më shumë mungesën, pasi ndjen nevojën për të ndarë me të këto momente të gëzueshme. “Besoj se do të fluturonte në qiell nga lumturia për mua. Dhe do të kishte qenë padyshim shoqe e ngushtë me Meghan-in. Në ditë si kjo më mungon më shumë se kurrë prezenca e saj dhe më mungon të ndaj lajme të gëzueshme me të”,-është shprehur Harry. Për ta kujtuar me buzëqeshje të ëmën, Princi ka thënë gjithashtu se e ëma me siguri është duke kërcyer nga gëzimi për lumturinë e djalit.  “Megjithatë, jam i sigurt që është duke kërcyer nga gëzimi për ne duke na parë nga atje ku është”,-është shprehur i emocionuar Harry.